Reali humbet pjesët, dëmtohet edhe një nga blerjet e bujshme verore

Futboll

Reali humbet pjesët, dëmtohet edhe një nga blerjet e bujshme verore

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 09:52
Real Madridi

Para pak ditësh Real Madridi humbi për dëmtim mjaft të rëndë mesfushorin Marcos Asensio, i cili nuk do të luajë deri pranverën e ardhshme, pas këputje së ligamentit gjatë turneut miqësor në Amerikë. 

Tani Reali merr një tjetër lajm të hidhur, sepse është dëmtuar edhe mbrojtësi Ferland Mendy. 

Mbrojtësi i blerë me bujë nga Lyon në verë dhe që mendohet se do jetë pasardhësi i Marcelos tani e tutje ka pësuar një dëmtim muskulor në miqësoren e fundit, kundër Arsenalit. 

Për pasojë, francezi do të mungojë 3-4 javë, duke shtuar problemet për Zinedine Zidane, i cili në të majtë tashmë ka vetëm Marcelon.

Ditët e fundit u dëmtua edhe Brahim Diaz, i cili e ka mbyllur para kohe turneun amerikan, ndaj Reali tashmë sheh me frikë nga infermieria, sepse kampionati po afron. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat