Istogu nga një OJQ do të shdërrohet në shoqëri aksionare

Futboll

Istogu nga një OJQ do të shdërrohet në shoqëri aksionare

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:19
Istogu nga një OJQ do të shdërrohet në shoqëri aksionare

Klubi Futbollistik ''Istogu'' ka filluar proceduarat ndryshimit të statutit, nga një OJQ do të shdërrohet në shoqëri aksionare.

Bordi i klubit të Istogut ka marr vendim që të ndryshohet statuti i klubit, deri më tani klubi ka funksionuar si organizatë joqeveritare ndërsa tani e tutje klubi futbollistik ''Istogu'' do të funksionojë si shoqëri aksionare.

Procedurat e ndryshimit të statutit të klubit tashmë kanë filluar dhe janë kryer të gjitha obligimet nga krerët e klubit. Pritet që mbrenda 10 ditëve të zyrtarizohet nga komuna e Istogut, ndryshimi i statutit të klubit, pra shdërrimi nga OJQ në shoqëri aksionare.

Kalimi nga një OJQ në shoqëri aksionare si dhe Ligji mbi Sponsorizim, i hap dyert investitorëve vendas dhe të huaj për të investuar duke blerë aksione në klubin futbollistik ''Istogu''.

Dy kompani të mëdha nga Istogu kanë bërë të gatshme të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim në blerjen e aksioneve, dhe janë duke pritur zyrtarizimin nga komuna e Istogut për ndryshimin e statutit të klubit, e më pas do të zotërojnë një pjesë të aksioneve.

Ka interesim të madh nga shumë kompani të mëdha për të blerë aksione në klubin tonë, gjithashtu kompani të huaja kanë shpreh interesim për blerjen e aksioneve të klubit.

Secila kompani vendase apo e huaj mund të bëhet pjesë e klubit të futbollit ''Istogu'' duke investuar për të zotëruar një pjesë të aksioneve.

Bordi drejtues i klubit pritet që së shpejti të caktojë edhe vlerën e një aksioni në KF ''Istogu'' .

Gjithashtu edhe komuna e Istogut do të ketë një përqindje të aksioneve tek KF ''Istogu'' , thuhet nga kryesia e klubit të futbollit ''Istogu''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat