Kërkohet nga Juventusi

Futboll

Kërkohet nga Juventusi

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:42
Kërkohet nga Juventusi

Federiko Kieza është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato, teksa thuhet se për të interesohet Juventusi.

21-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur në sezonet e fundit në Serinë A, dhe ka ngjallur interesin e skuadrave të mëdha. Kohët e fundit flitet se Juventusi, ka shfaqur interes serioz për të marrë shërbimet e sulmuesit të Italisë.

Akordi me lojtarin është arritur, por nuk po mundin të arrijnë një marrëveshje me klubin e tij aktual. Sipas mediave italiane, Fiorentina nuk dëshiron ta largojë lojtarin, dhe së fundmi pritet t’i ofrojnë atij një kontratë të re.

Në kontratën e re ai do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, dhe do të firmosë deri në vitin 2023. Edhe në rast se lojtari nuk pranon kontratën e re, përsëri vjollcët nuk do të pranojnë largimin e tij nga Firence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat