Ribery sërish bashkëlojtar me Shaqirin?

Futboll

Ribery sërish bashkëlojtar me Shaqirin?

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:14
Ribery sërish bashkëlojtar me Shaqirin?

Franck Ribery, pas largimit nga Bayern Mynih ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ri. 36-vjeçari është ende në kërkim të një ekipi dhe sipas të përditshmes franceze “L’Equipe” e ardhmja e francezit mund të jetë në Premier League.

Jo vetëm kaq, por Ribery mund të luajë te Liverpool, skuadrën kampione e Evropës.

E përditshmja franceze shkruan se sulmuesi shihet si një përforcim imundshëm për skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp edhe pse Ribery do të ishte një lojtar “bankine”.Klopp ia ka bërë të qartë lojtarit se treshja sulmuese Salah-Mane-Firmino është e paprekshme, ndaj Ribery do të ishte zëvendësuesi i tyre.

Kjo ka bërë që sulmuesi francez të stepet për të pranuar këtë ofertë dhe ka kërkuar kohë për të vendosur.36-vjeçari do të shohë edhe alternativat e tjera që do t’i vijnë para se të marrë një vendim, ndaj dhe pret ndonjë ofertë tjetër. Ribery ka mbyllur kontratën me Bayern, ndaj është një transferim me koston zero.

Për Klopp përvoja e lojtarit është e rëndësishme për të fituar Premier League.Nëse Ribery do të transferohet te Liverpool, do të luante sërish me Xherdan Shaqirin, me te cilin ka luajtur edhe te Bayuern Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat