Edhe James qëndron tek Reali

Futboll

Edhe James qëndron tek Reali

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:54
James Rodriguez

Real Madridi duket se ka ndërruar mendje sa i përket çështjes së James Rodriguez.

Siç raporton prestigjiozja AS, Real Madrid nuk do të lejojë ndonjë largim të kolumbianit.

Lëndimi i pësuar nga Marco Asensio ka nxitur presidentin Florentino Perez që të vendosë ta mbajë 28 vjeçarin pavarësisht dëshirës së Zinedine Zidane, i cili është i gatshëm ta lë të lirë kolumbianin.

Rodriguez është rikthyer në stërvitje me Realin të hënën për herë të parë pas 787 ditëve dhe pas aventurës së kaluar në Gjermani tek Bayern Munich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat