Varane: Pogba do të ishte fantastik tek Reali

Futboll

Varane: Pogba do të ishte fantastik tek Reali

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 10:21
Raphael Varane dhe Paul Pogba

Raphael Varane beson se Paul Pogba do të ishte një transferim “fantastik” nëse do t'i bashkohej Real Madridit.

“Mendoj se kemi një ekip të mirë. Pogba është një lojtar i mirë. Unë e njoh shumë mirë. Për çdo ekip ai do të ishte fantastik”, tha Varane.

 “Kam besim te shokët e mi të skuadrës. Nëse vijnë lojtarë të rinj, ne do të shohim, por kam besim te shokët e mi të skuadrës”, përfundoi ai.

Gjatë merkatos së verës Pogba është lidhur shumë me një transferim në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat