Edhe Roma interesohet për Dejan Lovren

Futboll

Edhe Roma interesohet për Dejan Lovren

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 11:21
Daniele Rugani

Shumë skuadra janë vënë pas mbrojtësit kroat.

Duke parë vështirësitë për të arritur marrëveshje me Toby Alderweireld, romakët janë vënë pas mbrojtësit të Liverpoolit.

Siç raporton Corriere dello Sport, klubi është duke kërkuar një qendërmbrojtës për të mbushur hapësirat e lëra nga largimi I Manolas dhe Marcanos.

Lovren vlerësohet nga Liverpooli deri në 20 milion euro, por ekziston mundësia e uljes së çmimit.

Një emër tjetër i lidhur me Romën është Daniele Rugani, megjithëse mbetet e vështirë të arrihet te mbrojtësi i Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat