Berisha është gati për aventurën e re

Futboll

Berisha është gati për aventurën e re

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 11:01
Berisha është gati për aventurën e re

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare, këtë verë la Atalantën dhe iu bashkua Spalit, duke vazhduar sërish në Serinë A.

Në një prononcim për “Sky Sport”, ai ka folur për aventurën e re dhe ndryshimin që ka bërë në karrierën e vet.

“Ne futbollistët jemi mësuar të ndryshojmë skuadrat, tani janë ditët e para, por unë jam duke punuar mirë”, është shprehur Berisha.

“Në këto tre vjet tek Atalanta kemi bërë një punë të shkëlqyeshme dhe unë do marrë me vete kujtimet më të mira. Tani po përpiqem të jap më shumë dhe këtu ka një dëshirë të madhe për të punuar mirë. Kemi besim dhe mund të bëjmë një kampionat të mirë.

Rregullat kanë ndryshuar këtë vit, teksa aksioni mund të nisë nga ne. Portierët do të kenë një rol kryesor dhe trajneri jonë kërkon që të jetë portieri ai që nis aksionin”, ka përfunduar portieri shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat