Dani Alves transferohet te Sao Paulo

Futboll

Dani Alves transferohet te Sao Paulo

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 08:23
Dani Alves

Sao Paulo ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me ish-mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Dani Alves.

Braziliani ka nënshkruar një kontratë me gjigantët brazilianë e cila vlen deri në dhjetor të vitit 2022, u njoftua të enjten.

Futbollisti 36-vjeçar – i cili u transferua për herë të parë në Evropë në vitin 2002, duke iu bashkuar Sevilla nga Bahia – ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës dyvjeçare me kampionët francez.

Alves kishte qenë i lidhur me ish-klubin, Barcelona dhe disa ekipe të Ligës Premier, megjithatë, veterani ka zgjedhur të kthehet në shtëpi në Brazil.

“Daniel Alves është mishërimi i asaj që parashikon ky menaxhment për Sao Paulon – një nga lojtarët kryesorë në botë dhe i njohur për profesionalizmin e jashtëzakonshëm, vendosmërinë dhe etjen e pafund për të fituar tituj”, tha ndër të tjerash presidenti i klubitn Carlos Augusto de Barros.

Ndryshe, Alves është lojtari më i trofeshëm në botën e futbollit duke fituar 40 trofe të ndryshëm me klubet dhe kombëtaren brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat