Sonte do të vendoset gjithçka rreth fatit të Superkupës së Gjermanisë

Futboll

Sonte do të vendoset gjithçka rreth fatit të Superkupës së Gjermanisë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 11:59
Sonte do të vendoset gjithçka rreth fatit të Superkupës së Gjermanisë

Sonte do të vendoset gjithçka rreth fatit të Superkupës së Gjermanisë, në përballjen mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

 Vendi i parë dhe i dytë i Bundesliga në sezonin e kaluar, do të vihen përballë njëra tjetrës në ‘Signal Iduna Park’, për të kontestuar Superkupën e Gjermanisë.

Fituesi i Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, Bayern Munich, do të synojë të nis edicionin e ri me një trofe.

Kjo punë nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi para tifozëve të vet, Dortmund do të synojë maksimumin.

Ndeshja ndërmjet Dortmund dhe Bayern Munich do të fillojë në ora 20:30. Drejtësia në këtë takim do të ndahet nga Daniel Siebert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat