Van de Beek konfirmon negociatat: Real Madridi është në bisedime me Ajaxin

Futboll

Van de Beek konfirmon negociatat: Real Madridi është në bisedime me Ajaxin

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 00:30
Van de Beek

Kalimi i Donny van de Beek te Real Madrid po afrohet gjithnjë e më shumë dhe mund të materializohet brenda ditëve në vazhdim.

Ishte menduar që opsioni Van de Beek ishte atje si një alternative për Paul Pogba, por duket se Los Blancos tani kërkojnë të bashkojnë të dy në Santiago Bernabeu.

Gazeta spanjolle Marca raportoi të premten se mesfushori holandez kishte rënë dakord me kushtet personale me Real Madridin dhe tani kanë ardhur edhe disa konfirmime.

Pas ndeshjes hapëse në Eredivisie të Ajaxit kundër Vitesse të shtunën, Van de Beek hodhi dritë mbi këto spekulime.

“Është e vërtetë që Real Madridi është në bisedime me Ajaxin, por nuk mund të them më shumë”, deklaroi fillimisht Van de Beek.

22-vjeçari shënoi gol dhe siguroi një asistim në barazimin 2-2 ndaj Vitesse dhe ai pranoi që agjenti i tij tashmë ka qenë në diskutime me Mbretërit.

“Agjenti im do të ketë folur me ta”.

“Real Madrid është një klub i shkëlqyeshëm për të luajtur, por Ajaxi është ende gjithashtu një klub i shkëlqyeshëm. Do të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi Van de Beek.

Duket se, me këto deklarata, gjithçka po tregon drejtimin e mesfushorit të Ajaxit për t’u bërë një lojtar i Real Madrid në ditët në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat