Wanda Nara, mesazh të koduar Interit: Ne do t'i mësojmë botës dashurinë…

Futboll

Wanda Nara, mesazh të koduar Interit: Ne do t'i mësojmë botës dashurinë…

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 14:04
Icardi dhe Wanda Nara

Situata në lidhje me të ardhmen e Mauro Icardi shfaqet sot aq e qartë, sa është e ndërlikuar. Sulmuesi argjentinas ua përsëriti menaxherëve të klubit zikaltër se dëshiron të qëndrojë tek Interi, ndërsa si përgjigje iu tha që vazhdon të mos jetë pjesë e projektit të trajnerit Antonio Conte.

Thashethemet për një shtatëzani të gruas së tij, Wanda Nara, janë përhapur gjithashtu rreth Mauro, gjë që do ta bënte që Icardi të mos i “çmontonte tendat” nga Milano, për të mirën e familjes.

Sot, Wanda Nara ka hedhur në Twitter një mesazh të koduar: "Le të shkojmë (përpara) e t’i mësojmë botën se çfarë është dashuria". A i referohet dëshirës së ish-kapitenit për të qëndruar tek Interi për dashurinë e ngjyrave zikaltër, apo është një mesazh i drejtpërdrejtë, ekskluzivisht për familjen? Kush e di, do ta kuptoni domethënien nga zgjedhja e ardhshme e burrit të saj në merkato…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat