Champions League, ja përballjet e mëdha në play-off - Bota Sot
Champions League, ja përballjet e mëdha në play-off

Futboll

Champions League, ja përballjet e mëdha në play-off

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 18:24
Ilustrim

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës përcaktoi përballjet në fazën e play-off në Ligën e Kampioneve.

Gjithsesi, çiftet do të zyrtarizohen vetëm pas përfundimit të sfidave në raundin e tretë kualifikues të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian.

Megjithatë, që tani projektohen ndeshje të rëndësishme, pasi në skenë do të hyjnë skuadra të mëdha si Ajax Amsterdam, që do të luajë kundër fituesit të përballjes mes APOEL dhe Karabak.

Më parë holandezët duhet të kalojnë PAOK-un e Selanikut. Një sfidë e madhe në play-off të Champions League mund të jetë edhe ajo mes Porto dhe Olympiacos.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 20 dhe 21 gusht, ndërsa ato të kthimit vetëm një javë më pas.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...