‘Dita D’ për Paul Pogba

Futboll

‘Dita D’ për Paul Pogba

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 19:39
Paul Pogba

Për Real Madridin dhe Paul Pogban kjo e enjte, është ‘Dita-D’, me francezin që ende nuk e ka të definuar të ardhmen.

Reprezentuesi francez, vazhdon të mbetet një dëshirë e madhe për trajnerin Zinedine Zidane.

Edhe pse tashmë ka kryer disa transferime, Zidane po insiston për Pogban, duke kërkuar ta sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ bashkëvendësin e tij.

Problemi kryesor mbetet afati kalimtar në Premierligë, që përfundon sot në ora 18:00, sipas kohës sonë lokale.

Në rast lëshimi të Pogbas, Manchester United nuk do të ketë mundësi të zëvendësojë atë, dhe kjo do të ishte një hendikep për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Por, në anën tjetër Zidane, do t’i shtonte një emër të madh mesfushës dhe skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat