Juventusi mund të jetë i etur të shesë yje të tillë si Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, por nuk vlen e njëjta gjë në rastin e ndonjë futbollisti tjetër. Kjo mund të thuhet për Juan Cuadrado.
Klubi bardhezi është përgatitur t’ia zgjasë kontratën kolumbianit, e cila do t’i skadojë verën e ardhshme. Kështu bën me dije sot “Calcio Mercato”.
Cuadrado u përfshi në listën e transferimeve (në dalje) në fund të sezonit të kaluar, por Maurizio Sarri e ka rivlerësuar pozicionin e lojtarit dhe shpreson t’i ketë sa më gjatë shërbimet e tij. Cuadrado kontribuoi me një gol dhe dy asiste në 18 ndeshje të Serie A për Juve, sezonin e kaluar.