Kjo është befasia e këndshme që Milan ka përgatitur për tifozët në ‘Fadil Vokrri’ - Bota Sot
Kjo është befasia e këndshme që Milan ka përgatitur për tifozët në ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Kjo është befasia e këndshme që Milan ka përgatitur për tifozët në ‘Fadil Vokrri’

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 10:58
Kjo është befasia e këndshme që Milan ka përgatitur për tifozët në ‘Fadil Vokrri’

Shtatë herë kampionët e Evropës, skuadra e Milanit, sonte zbret në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Nga ora 20:45, Milan do të jenë mysafir të KF Feronikelit, në përballjen miqësore përgatitore për sezonin e ri.

Për tifozët në Kosovë, është një mundësi e veçantë që të shohin nga afër Milanin, e cila është skuadra më e madhe që ka zbarkuar ndonjëherë në vendin e tonë.

Për tifozët që sonte do të jenë në ‘Fadil Vokrri’, e në veçanti ata të Milanit, skuadra italiane ka përgatitur një befasi të këndshme.

Befasia e këndshme për milanistët që do të jenë të pranishëm në stadium, do të jetë trofeu i Ligës së Kampionëve që Milani do ta shfaqë për tifozët.

Ky trofe i madh, i ngritur nga shumë kapitenë dhe i ëndërruar nga të gjithë futbollistët në botë, do të jetë sonte në ‘Fadil Vokrri’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...