PSG dhe Real-i po negociojnë për Neymarin

Futboll

PSG dhe Real-i po negociojnë për Neymarin

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 14:30
PSG dhe Real-i po negociojnë për Neymarin

Neymar Junior mund ta veshë fanellën e bardhë.

Sipas asaj që raporton AS, RealMadridi dhe Paris Saint Germaini tashmë kanë nisur negociatat për Neymarin.

Kanë kaluar dy muaj që kur marrëdhëniet mes lojtarit dhe klubit u prishen krejtësisht, sidomos pas deklaratave të Nasser Al Khelaifi; “Dua që lojtarët të jenë të gatshëm, që të japin gjithçka për të mbrojtur nderin e fanellës – ata që nuk duan, ose nuk e kuptojnë, mund të largohen”.

Kjo ka bërë që Neymar përfundimisht të mendojë largimin nga “Parc des Princes”.

Sipas AS, klubi francez ka bërë hapin e parë duke telefonuar Realin se është i gatshëm për të negociuar, klubi i parë që e bën këtë për Neymarin, pasi deri më tani Parisi s’ka pranuar të bisedojë me askënd.

Raportohet se është shumë e mundshme që Neymar të huazohet për një vit dhe më pas të blihet në verën e vitit 2020. Parisi kërkon mbi 200 milionë euro dhe nëse jo këtë verë, Reali do të tentojë të fusë futbollistë tjerë në operacion.

Për Realin do të ishte një blerje fantastike pas Eden Hazard, që po kërkojnë të forcojnë sulmin e tollovitur që nga largimi i Cristiano Ronaldos.

“Edhe Barcelona do ta dëshironte lojtarin në formë huazimi, por sipas një burimi të klubit francez, Barça asnjëherë nuk ka kontaktuar direkt me PSG-në, ashtu si tani Reali. Që disa muaj ka pasur fjalë përmes ndërmjetësuesve”, shkruan AS. Neymar asnjëherë nuk ia ka mbyllur dyert Real Madridit, duke shprehur dëshirën vetëm që të kthehet në Spanjë.

Në prill të vitit 2019, Neymar haptazi e pranoi se do të dëshironte që një ditë të luajë me Eden Hazardin, sinjale të tjera se ata mund të bëhen bashkë në sulmin e RealMadridit për sezonin 2019/20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat