Legjendat e Milanit prezantojnë trofeun e Ligës së Kampionëve në Kosovë - Bota Sot
Legjendat e Milanit prezantojnë trofeun e Ligës së Kampionëve në Kosovë

Futboll

Legjendat e Milanit prezantojnë trofeun e Ligës së Kampionëve në Kosovë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Skuadra e Milanit ka mbërritur sot(e shtunë) në Kosovë ku do të takohet në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Përveç stafit dhe yjeve të skuadrës së parë, në Prishtinë kanë ardhur edhe legjendat e klubit. E së bashku me legjendat edhe njëri nga shtatë trofetë e fituar në Ligën e Kampionëve.

Daniele Massaro dhe Franco Baresi kanë prezantuar këtë trofe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ para ‘Rossonerëve’ nga Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat