Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Manchester City mposhti West Hamin 5-0 në atë që ishte një fitore tejet e rehatshme për “Qytetarët” në Londër.
Hat-tricku nga Raheem Sterling dhe golat nga Gabriel Jesus dhe Sergio Aguero ia siguruan fitoren djelmoshave të Pep Guardiolas.
Dominimi ishte i jashtëzakonshëm nga City, derisa një futbollist që tërhoqi vëmendje për shpejtësi marramendëse ishte mbrojtësi i krahut, Kyle Walker.
Walker asistoi për Gabriel Jesusin, duke dërguar një krosim në zonë falë një shpejtësi absolutisht të jashtëzakonshme.
Kyle Walker İnanılmazı Başardı ?️ https://t.co/zyjAqZPmwZ pic.twitter.com/ImKAdrW0nY
— Sabit Haber (@sabithabersh) August 10, 2019
Ai arriti top shpejtësi prej 22mph, gjë që është gati e pabesueshme. Shikoni më poshtë.