Ronaldo: Pas asaj ndeshjeje, të gjitha klubet e dinin që bastet për mua ishin fitore e sigurt

Futboll

Ronaldo: Pas asaj ndeshjeje, të gjitha klubet e dinin që bastet për mua ishin fitore e sigurt

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 06:56
Cristiano Ronaldo

Ka një datë, që është e vështirë të fshihet në karrierën e Cristiano Ronaldos: 6 gusht 2003. Kjo është dita në të cilën, në praktikë, “Topi i Artë” i ardhshëm u bë i njohur për botën dhe në veçanti për Manchester United, të cilin e sfidoi dhe e mundi në një ndeshje miqësore me fanellën e Sporting. Fitorja 3-1, që u vu në skenë në “José Alvalade” të Lisbonës, vërtetoi aftësitë dhe guximin rinor të CR7. Tashmë, pas asaj prove të drejtpërdrejtë, Manchester United u bind për ta blerë atë. 

Një moment, që kampioni i Juventusit e kujton 16 vite më vonë, në rrjedhën e “The Making of”, dokumentarin e prodhuar nga DAZN, në të cilin marrin pjesë edhe Neymar e José Mourinho: "Manchester United ishte i interesuar për mua edhe para asaj ndeshjeje. Kjo lojë ishte si “qershia mbi tortë”. Unë isha në gjendje ta tregoja veten dhe kjo e rriti interesin e tyre më shumë. Pas ndeshjes ndjeva se nuk duhej më të provoja asgjë për cilindo. Pas asaj loje, të gjitha klubet e dinin tashmë që bastet për mua nënkuptonin fitore të sigurt".

Pjesa tjetër e historisë është e njohur: triumfet e Manchesterit, ato të Madridit me Realin, “Topat e Artë”, rivaliteti me Leo Messi për fronin e më të mirit në botë dhe, së fundi, kalimi te Juventusi. Pa u ndalur, në majë, midis golave, shfaqjeve të niveleve të larta dhe triumfeve në seri. Sidoqoftë, gjithçka filloi prej andej, nga ai 6 gusht 2003. Atë mbrëmje, në atë miqësore, brenda një dite, Cristiano Ronaldo e bëri veten të njohur për botën. Dhe Manchester United e rrëmbeu atë, falë nuhatjes së Alex Ferguson. Duke u “farkëtuar” plotësisht dhe bërë një yll të patëmetë, që edhe pse 34 vjeç tashmë, vazhdon të shkëlqejë e mahnisë këdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat