Ma m...t nuk bëhet o burra, kështu Kosova nuk duron

Futboll

Ma m...t nuk bëhet o burra, kështu Kosova nuk duron

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 16:43
Polet 1980, klub ilegal

Shihet hapur se si janë mobilizuar serbët në një pjesë të Mitrovicës dhe me klubet e futbollit do të garojnë në rangjet më të larta të Serbisë, po ashtu edhe një klub nga Laplasela, 4 katër kilometra larg Prishtinës që do të garojë në ligën e Jugut (Zona e Nishit). 

Polet 1980 nga Laplasela garon ilegalisht dhe nuk njeh institucionet e Kosovës, e cila në hapje do të luajë në udhëtim kundër Vranjska Banja.

Skandali tjetër është se Zveçani është në Rashka Shumadija Liga dhe në hapje luan në Kragujevc kundër Shumadija 1903! 

Po ashtu kemi edhe Mokra Gorën nga Zubin Potoku dhe Trepçën fantome, që garojnë në ligën e tretë, të gjitha këto skuadra garojnë në kuadër të Serbisë dhe nuk njohin institucionet e Kosovës, nga java e ardhshme nisin garat! Turp i madh që ende vazhdojnë të luajnë në tokën e Kosovës dhe në kuadër të Serbisë, pa u penguar nga askush!

Është turp in madh të lejohen që klubet nga Kragujevci, Leskovci, Çaçaku, Lloznica, Smederava, Beogradi të futen në Kosovë dhe të zhvillojnë aktivitetet në shtetin tonë.  Ma m...t nuk, ka çka bëhet o burra, por kështu nuk duron shteti i Kosovës dhe duhet sa më parë të reagojnë, t’i ndalin garat ilegale që organizohen nga Federata e Futbollit e Serbisë në shtetin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat