Real Madridi e përfundon me humbje turneun parasezonal

Futboll

Real Madridi e përfundon me humbje turneun parasezonal

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 22:19

E përfunduan ashtu si e nisën. Real Madridi nuk ka pasur ndeshje të mira sezonale këtë vit. E derisa e filloi me humbje kundër Bayernit, Real Madridi e ka përfunduar me barazim në kohën e rregullt edhe miqësoren e fundit me Romën, të cilën e luajtën në kuadër te Mabel Cup

Real Madrid ka barazuar sonte në kryeqytetin italian kundër Romës me rezultat të barabartë në 90 minutat e rregull.

Janë dashur penalltitë për ta përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje, me pjesën e parë të ndeshjes që ishte mjaft dinamike.

Në fakt katër golat e kësaj ndeshje u shënuan të gjitha në pjesën e parë.

Fillimisht ishte Marcelo që kaloi në epërsi Los Blancos. Ai u shërbye me një top të mirë nga Modric në minutën e 16-të për ta kaluar skuadrën mysafire në epërsi.

E deri në minutën e 34-të rrjetat mbetën të heshtura, por ato u tundën për 6 minuta plot tri herë.

Roma, barazoi fillimisht rezultatin në minutën e 34-të pas një kundërsulmit të Perottit dhe Zaniolas. Ky i fundit asistoi për ta barazuar rezultatin.

Por 5 minuta më vonë Real Madridi do ta kthente epërsinë me anë të Casemiros që shënoi me kokë, por një minutë me vonë rezultati barazohet prapë.

Kësaj radhe ishte sulmuesi boshnjak Dzeko i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë kishim një rezultat të barabartë në fushë, me skuadrat që nuk dukej se janë shumë të intersuara për të djegur energji.

E pas përfundimit të kohës se rregull vjen të ekzekutimi i penalltive, ku me të saktë tregohen futbollistët e Romës të cilët fituan me penallti 5-4, pasi që penalltinë e fundit e humbi Marcelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat