PSG e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Futboll

PSG e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 23:00
Foto nga ndeshja

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore bindëse në javën e parë të kampionatit francez, duke nisur kështu mbrojtjen e titullit në mënyrë perfekte.

‘Parisienët’ mposhtën 3-0 Nimes në javën e parë të Ligue 1.

Edinson Cavani (24′) ishte i pari që zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë.

Më pas, Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria (69′) vulosën rezultatin 3-0.

Gjatë ndeshjes, tifozët vendas filluan me thirrje kundër Neymar, duke e quajtur “bir i b*shtrës”, pasi braziliani po lidhet me largimin nga Franca.

Xhiron e ardhshme PSG udhëton te Rennes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat