Klopp e konfirmon lajmin e hidhur për Liverpoolin

Futboll

Klopp e konfirmon lajmin e hidhur për Liverpoolin

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:44
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp e ka konfirmuar se sa do të mungojë portieri Alisson.

Alisson Becker pësoi lëndim në ndeshjen hapëse të kampionatit, ndaj Norwich Cityt.

Liverpooli do të jetë pa brazilianin për disa javë, pas lëndimit të pulpës së këmbës që e pësio në ndeshjen ndaj Norwichit.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ka refuzuar të japë një datë se kur mund të kthehet në fushë portieri brazilian.

“Nuk është shumë mirë. Është një lëndim i pulpës që do ta lë jashtë për një kohë. Tani s’dua të bëj ndonjë prognozë të saktë se kur do të kthehet, por të mërkurën [ndaj Chelseat, Superkupë] sigurisht se s’do të luajë. Me siguri do të marrë disa javë, por do të shohim”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat