Mentor Mazrekaj i bashkohet skuadrës së Llapit - Bota Sot
Mentor Mazrekaj i bashkohet skuadrës së Llapit

Futboll

Mentor Mazrekaj i bashkohet skuadrës së Llapit

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 20:52
Mentor Mazrekaj

Futbollisti Mentor Mazrekaj, është përforcimi më i fundit i skuadrës së Llapit.

Mazrekaj, i cili luan si anësor ofensiv, ka një përvojë të madhe në futbollin kosovar, por edhe në atë të Shqipërisë.

Menqa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me llapjanët, të cilët pritet t’i ndihmoj si në aspektin kualitativ, ashtu edhe me përvojë.

Më poshtë ua përcjellim njoftimin e plotë të Llapit (pa ndërhyrje) për transferimin e Mentorit.

Zyrtare: Mentor Mazrekaj vishet bardhekaltër, për dy vite do jetë pjesë e Llapit

Podujevë, 12 gusht 2019 – Sulmuesi i krahut, Mentor Mazrekaj nga dita e sotme do jetë pjesë e Llapit. Mazrekaj me bagazh të madh në futbollin kosovar dhe atë shqiptar ka përforcuar edhe më shumë radhët e Llapit.

Mentor Mazrekaj, 30 vjeç, i lindur më 08.02.1989. Futbollist me përvojë të madhe. Spikasin paraqitjet e tij me Partizanin e Shqipërisë, teksa ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Ferizajt.

Njëherit, Mentor Mazrekaj u paraqit për herë të parë në stërvitje teksa futbollistët dhe stafi i trajnerëve i dëshiruan mirëseardhje në mesin tonë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...