Perishiç: Duam të sulmojmë jo vetëm në Bundesligë

Futboll

Perishiç: Duam të sulmojmë jo vetëm në Bundesligë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:43
Perishiç: Duam të sulmojmë jo vetëm në Bundesligë

Ivan Perishiç ka kompletuar kalimin e tij nga Interi te Bayern Munihu, në formë të huazimit.Anësori kroat, Ivan Perisic, është lojtari më i fundit që i është bashkuar kampionëve të Bundesligas.Me këtë marrëveshje ai do të jetë i huazuar për një sezon, me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Para se të kalonte te Interi në vitin 2015, Perisic kishte luajtur në Bundelsigë, për VfL Wolfsburgun e Borussia Dortmundin.

Ai me Dortmundin në 2012-tën fitoi titullin dhe Kupën e Gjermanisë, derisa me Wolfsburgun e fitoi kupën në vitin 2015.

“Jam shumë i lumtur që u ktheva në Gjermani. Bayerni është një ndër klubet më të mëdha në Evropë. Duam të sulmojmë jo vetëm në Bundesligë e në DFB Cup, por edhe në Ligën e Kampionëve”, tha ai pasi e nënshkroi kontratën të hënën mbrëma, pasi i kalo me sukses testet mjekësore.Bayerni ishte në nevojë të një futbollisti anësor, pas largimeve të Franck Ribery e Arjen Robben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat