Serbët e konfirmojnë se me 17 gusht do të ndodhë kjo në Kosovë

Futboll

Serbët e konfirmojnë se me 17 gusht do të ndodhë kjo në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2019 Në ora: 12:29

Zyrtarisht është bërë e ditur nga klubi ilegal i futbollit Mokra Gora nga Zubin Potoku, se me 17 gusht do të luhet ndeshja e parë në kuadër të Ligës së Tretë të Serbisë në futboll. 

Image

Paralajmërimi i turpshëm i Mogra Gorës

“Në hapjen e kampionatit të ri, i cili fillon më 17 gusht, Mokra Gora mirëpret ekipin e Trepçës.
Mokra Gora - Trepça

Raundi i parë i Ligës Serbe – perëndim. 
Stadiumi ‘Marakana e vogël’, shkruan mes të tjera në paralajmërimin e klubit serb.

Trepça fantome takohet në Zubin Potok me Mokra Gorën,  madje kjo e fundit e vlerëson si derbi i madh.
Në shtetin e Kosovës vazhdojnë të organizohen garat e Serbisë!

Është e turpshme se si i lejohet Federatës së Futbollit të Serbisë, që të organizojë gara në një shtet tjetër. UEFA dhe FIFA janë paralajmëruar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, për këto aktivitete ilegale, por deri me sot nuk ka asnjë reagim.

Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i shtetit tonë në ndeshjen e 17 gushtit në orën 17.00 që luhet në Zubin Potok, kjo është konfirmuar edhe nga vet Mokra Gora.  Madje me shumë paralajmërohet, në kuadër të Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat