Mourinho: Atletico shpenzoi shumë para

Futboll

Mourinho: Atletico shpenzoi shumë para

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 13:06
Jose Mourinho

Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho beson që Atletico Madrid ka shpenzuar shumë para këtë verë.

Atletico sezonin e kaluar përfundoi e dyta në tabelë, 11 pikë më pak se Barcelona dhe këtë sezon do të mundohen të fitojnë çdo titull, transmeton KosovaPress.

“Atletico ka shpenzuar shumë, është e gatshme për të luftuar për Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Është e qartë se Barcelona dhe Reali do të shpenzojnë shumë para, sepse janë në nivel të lartë. Në vitet e fundit nuk ka harxhuar shumë para. Është koha për të thënë se jemi këtu për të treguar vetën dhe për të fituar”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat