“United shumë larg Liverpoolit dhe Cityt” - Bota Sot
“United shumë larg Liverpoolit dhe Cityt”

Futboll

“United shumë larg Liverpoolit dhe Cityt”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:21
Ince tha se ndeshja ndaj Chelseas ishte shumë e mirë

Legjenda e Manchester United, Paul Ince ishte i lumtur të shtunën në fitoren kundër Chelseas, mirëpo beson që klubi i tij është shumë larg Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Ince tha se ndeshja ndaj Chelseas ishte shumë e mirë, mirëpo duhet të luajnë në të njëjtën mënyrë në të gjitha ndeshjet.

“Ndeshja ndaj Chelseas ishte shumë e mirë, por kjo gjë mund të ndryshoj. Kam kritikuar shumë Lingardin, mirëpo nëse luan si të shtunën, do t’i ndodhin shumë gjëra të mira. Në United duhet t’iu tregosh njerëzve që mund të luash shumë mirë dhe këtë gjë e bëri Jesse. Ende besoj që janë larg Cityt ose Liverpoolit”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...