Karriera e Hysen Memollës po merr tatëpjetën

Futboll

Karriera e Hysen Memollës po merr tatëpjetën

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:44
Karriera e Hysen Memollës po merr tatëpjetën

Karriera e Hysen Memollës po merr tatëpjetën.

Pas paraqitjeve pozitive me fanellën e Hajduk Split dhe grumbullimit në kombëtaren shqiptare, kuqeziu ka pësuar vetëm rënie në karrierën e tij.

Mbrojtësi anësor pas vetëm 6 muajsh është larguar nga skuadra e Salernitanës në Serie B, për t’u transferuar në ligën e parë të futbollit finlandez ku në orët e fundit të merkatos në këtë vend ka zyrtarizuar kalimin e tij te klubi i Kokkolan PV.

Memolla ka firmosur një kontratë afatshkurtër deri në fund të këtij viti me skuadrën finlandeze por me opsion rinovimi.

Me Shqipërinë 27-vjeçari ka debutuar më 10 qershor të 2017-ës në sfidën ndaj Spanjës ndeshje të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin 3:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat