Shabani: Ferizaj synon mesin e tabelës

Futboll

Shabani: Ferizaj synon mesin e tabelës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:52
Shabani: Ferizaj synon mesin e tabelës

Të shtunën dhe të dielën fillon edicionin i ri në elitën e futbollit të Kosovës, ku secila ekip synon të startojë me fitore!  Disa skuadra kanë shprehur ambiciet për titullin e kampionit, e disa për mesin e tabelës.

Ferizaj me kryetrajner të ri (i angazhuar ditë me parë), Bekim Isufi, ndonëse me vonesë kanë filluar përgatitjet (jo me fajin e trajnerit, por me vonesa organizative), pretendojnë të janë në pjesën e sipërme të tabelës. Në hapje të edicionit të ri, ferizajasit i pret sfidë e vështirë në udhëtim kundër Dritës nga Gjilani.

Image

Futbollisti i Ferizajt, Egzon Shabani, shprehet se është një klimë e mirë brenda kolektivit dhe me një synim që të japim maksimumin, për të arritur rezultate sa më të mira. “Edhe pse përgatitjet ia kemi filluar me vonesë, mendoj se do të ia dalim mbarë.  Do ta japim maksimumin në çdo ndeshje”, tha Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Cilat janë synimet? “Organizimi i ngadalshëm i klubit bën që ne të luftojmë për mesin e tabelës”, përgjigjet futbollisti. Ferizajasit mobilizohen për sfidën e të dielës në Gjilan në orën 17.00, me qëllim që të nxjerrin rezultat të favorshëm. Shabani e pranon se Drita ka ekip cilësore, por sipas tij ferizajasit kërkojnë pikë: “Do të mundohem që ta japim maksimumin në këtë ndeshje për të nxjerr një rezultat pozitiv edhe pse Drita është ekip shumë cilësore dhe është favorit në këtë takim. Ne do të mundohem të nxjerrim një rezultat pozitiv”.  

Njohësit e futbollit parashikojnë një kampionati më atraktiv se ai paraprak, për faktin se katër skuadra bien direkt nga elita. Prandaj, kjo e bën edhe më joshëse kampionatin por edhe i mban klubet në presion, pasi që gabimi më i vogël edhe mund t’ju kushtojë me humbjen e statusit elit.

”Mendoj që sivjet do të jetë elita shumë me rivalizuese. Sepse ekipet janë më të përforcuara, janë me financa shumë më mirë se vitet e kaluara, kanë bërë transfere edhe nga jashtë vendit, që me përvojën e futbollin evropian edhe ketë edicion e bën më më rivalitet, kur dihet se do të bien 4 ekipe nga Superliga”, thotë Shabani. A mendoni se Ferizaj është më i fortë se në edicionin e kaluar?

“Ajo çfarë kemi bërë me ekipin sezonin e kaluar askush s’e ka imagjinuar, kemi bërë një sezon fantastik që do të mbahet në mend gjithmonë”, tha ai.  Më tutje tha se kanë një ekip cilësore: “Mendoj që kemi një ekip cilësore edhe këtë edicion dhe do t’ia dalim mbanë”. Shabani është i kënaqur me kushtet dhe synimi i tij është që të jap maksimumin për t’i kënaqur me rezultate tifozët “Ujqit” dhe qytetin me rrethinë. “Në këtë frymë të re jemi të kënaqur me kushtet, gjithashtu edhe ambienti është shumë i mirë”, thotë Shabani. Çka i mungon më shumë Ferizajt? “Mendoj që i mungon përgatitja të cilat nisen pak me vonesë”, tha Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat