Mezani: Gjilani gati për fillimin e kampionatit - Bota Sot
Mezani: Gjilani gati për fillimin e kampionatit

Futboll

Mezani: Gjilani gati për fillimin e kampionatit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:22
Mezani: Gjilani gati për fillimin e kampionatit

Ditën e nesërme Gjilani e fillon kampionatin. Ndeshja e parë ajo kundër Trepçës 89', e gjen skuadrën e Gjilanit të gatshme për startin e edicionit, por paksa të vështir, duke parë skuadrën e re, kështu u shpreh kryetrajneri i skuadrës Gentjan Mezani në një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

Numri një i shtabit teknik të skuadrës, tha gjithashtu se skuadra ka kryer një fazë përgatitore relativisht të mirë dhe të suksesëshme, duke mos pasur lëndime brenda skuadrës.

"Kemi bërë një fazë përgatitore relativisht të mirë dhe të suksesëshme do të thosha, pasi nuk kemi pasur dëmtime dhe kjo është shumë e rëndësishme.Mendoj që fillimi i kampionatit do te jetë i vështir pasi është një skuadër e re por ne shpresojmë që me kualitetin që kemi ne skuadër ta kalojmë mirë dhe të jemi te gatshëm", tha fillimisht Mezani.

Kryetrajneri Mezani foli edhe për ndeshjet parasezonale, që i zhvilloj skuadra e tijë.Sipas tijë rëndësi të veçant kishte njohja mes lojtarëve mes vete dhe komponimini tyre duke njohur cilësitë e bashkëlojtarëve.

"Kemi kryer disa ndeshje gjatë kësaj faze, ndoshta rezultatet nuk kanë qenë shumë të mira por rëndësia e këtyre ndeshjeve është komponimi dhe njohja e sportistave me cilësitë e shokëve të skuadrës.

Do të thosha që duhet akoma pak kohë për të parë nje Gjilan ashtu siç unë e mendoj ,shpresoj që të jetë sa më shpejt", përfundoi numri një i shtabit teknik të skuadrës së Gjilanit.

Kujtojmë se ndeshja e javës së parë mes Trepçës 89' dhe Gjilanit, zhvillohet nesër(e diel), me fillim nga ora 17:00, në Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...