Llapi i Batatinës përmbys Vushtrrinë 

Futboll

Llapi i Batatinës përmbys Vushtrrinë 

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:15
Llapi i Batatinës përmbys Vushtrrinë 

Vushtrria nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës, duke pësuar humbje me rezultat 4:1 nga Llapi, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Vushtrriasit të parën avancuan por me pas u përmbysën me golat nga llapjanët, duke pësuar disfatë të thellë.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është sikur në qiellin e shtatë me fitoren e madhe dhe i bindur se do të luftojnë për titullin e kampionit.

Për Llapin shënuan: Enis Zabërgja (65’ 80’), Arbnor Ramadani (86’) e Labinot Osmani (90+1') dhe për Vushtrrinë: Jasmin Raboshta (20’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat