Rrahmani zyrtarisht debuton te Verona – titullar në ndeshjen në kupë

Futboll

Rrahmani zyrtarisht debuton te Verona – titullar në ndeshjen në kupë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 21:39
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani ka debutuar edhe zyrtarisht te skuadra italiane, Hellas Verona.

Mbrojtësi i Kosovës sot po luan ndeshjen e parë zyrtare në Kupën e Italisë ndaj, Cremonese.

Prishtinasi është transferuar gjatë fundit të qershorit te skuadra e rikthyer në Serie A, dhe pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë në repartin defanziv.

Ndërsa debutimin në Serie A pritet ta bëjë shumë shpejtë e ku e presin sfida mjaft të vështira me shumë top-skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat