Coutinho: Barcelona ka mbetur në të kaluarën - Bota Sot
Coutinho: Barcelona ka mbetur në të kaluarën

Futboll

Coutinho: Barcelona ka mbetur në të kaluarën

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:50
Philippe Coutinho

Transferimi më i fundit i Bayern Munich, Philippe Coutinho, ka thënë se Barcelona ka mbetur histori.

Coutinho është huazuar nga Bayerni me mundësi blerje, ky huazim i kushtoj gjigantit gjerman 8.5 milionë euro.

Braziliani po shpreson që të qëndroj në ekip dhe të fitojë disa tituj.

“Në Barcelonë, shumë gjëra nuk ndodhen siç i parashikuam. Mirëpo tash është një histori. Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe të fitojë shumë tituj”, deklaroi ai.

Braziliani është i gatshëm për sfidën e radhës në Gjermani dhe ka thënë se do të bëjë më të mirën.

“Kam fituar eksperiencë, tituj dhe mësova shumë gjëra, mirëpo është koha të fokusohem te sfida e radhës. Nuk kisha asnjë dyshim kur me thirri Bayerni. Sapo me treguan qëllimet, menjëherë dëshirova të transferohesha”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...