E turpshme - Bota Sot
E turpshme

Futboll

E turpshme

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:40
Pogba

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, është bërë futbollisti i tretë brenda javës që është abuzuar në baza racore në rrjetet sociale pasi e humbi një penallti.

Francezi 26-vjeçar, Paul Pogba, e humbi një penallti gjatë pjesës së dytë të barazimit 1:1 të Manchester Unitedit kundër Wolves të hënën.

Të dielën, sulmuesi i Reading, Rakou Meite, reagoi ashpër ndaj thirrjeve racistë që u bënë drejt tij në rrjetet sociale, pasi e humbi një gjuajtje nga pika e penalltisë.

Javën e kaluar, Chelsea reagoi kundër postimeve raciste në drejtim të Tammy Abraham, i cili e kishte një penallti në gjuajtjet e penalltive kundër Liverpoolit në Super Kupën e UEFA-s.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, tha se ai është i gërditur nga abuzimi drejt anglezit 21-vjeçar dhe sugjeroi se kompanitë e rrjeteve sociale duhet të bëjnë më shumë në raste të tilla.

Shumë tifozë vërejtën postime me të njëjtat thirrje raciste edhe të hënën në mbrëmje, këtë herë të drejtim të Pogbas – i cili e fitoi penalltinë që s’arriti ta shndërrojë në gol – pak kohë pas përfundimit të ndeshjes në Molineux.

Disa prej këtyre postimeve u fshinë pas pak kohe, ndërsa Twitter i suspendoi disa prej atyre llogarive – pasi që sipas rregullave të këtij rrjeti social, veprime ndërmerren ndaj llogarive që i kanë cak individë me gjuhë urrejtjeje.

Në korrik, shoqata kundër racizmit “Kick It Out” raportoi se gjatë sezonit të kaluar abuzimi në baza racore u rritur për 43 për qind. 274 raste u raportuan, në krahasim me 192 të vitit paraprak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...