Ylli i Kosovës bën hapin e madh - Bota Sot
Ylli i Kosovës bën hapin e madh

Futboll

Ylli i Kosovës bën hapin e madh

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:24
Ylli i Kosovës bën hapin e madh

Pas performancave mjaft të mira tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, ylli i Kosovës, futbollisti Lirim Kastrati, duket se ka gjetur akordin për t’u aktivizuar në një tjetër kampionat. Shoku i Myrto Uzunit në Kroaci, ka rënë dakord me klubin e Reims në Ligën e Parë franceze.

20-vjeçari, aty do të gjejë edhe shokun tjetër që luan po me Kosovën, Arbër Zenelin. Sezonin e kaluar, Kastrati shënoi 7 gola në 32 takime në Kroaci me Lokomotivën, ndërkohë që pati edhe dy grumbullime me Kosovën.

Shifra për të kryer këtë operacion, flitet se shkon nga 1 deri në 1.5 milionë euro, që klubi francez i Reimsit do të paguajë tek Lokomotiva. Kastrati është në formë të mirë dhe po e bën një hap të madh në karrierën e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...