Ribery te Fiorentina

Futboll

Ribery te Fiorentina

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:46
Ribery te Fiorentina

Franck Ribery ka mbërritur në Firence, aty ku pas pak do të nënshkruajë kontratë me skuadrën e Fiorentinas.

Ish-ylli i Bayern Munichut dhe kombëtares franceze, ka ateruar në Itali, derisa është pritur nga tifozë në aeroport, transmeton Insporti

“Jam i lumtur. Kam folur me Fiorentinan dhe (Luca) Tonin. Ai më tha se është një klub i mrekullueshëm dhe një qytet fantastik. Jam i lumtur sepse më pëlqen, më pëlqen gjuha”, ishin fjalët e para të Riberys.

Futbollisti 36-vjeçar është rekordmen në futbollin gjerman, pasi që i ka fituar 9 tituj të Bundesligas – më shumë se ndonjë lojtar tjetër, dhe ka fituar 24 trofe në total me Bayern Munichun (ai renditet i pari në historinë e Bayernit me trofetë e fituar, prapa Oliver Kahnit, që ka fituar 23 trofe).

Si viti më i suksseshëm i Riberys konsiderohet viti 2013, kur e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tripletës, derisa ishte në top 3-she për futbollistin më të mirë në botë, në çmimet e Ballon d’Or, prapa Ronaldos e Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat