Sanchez-Inter presin faksin nga Mançesteri! Të gjitha detajet - Bota Sot
Sanchez-Inter presin faksin nga Mançesteri! Të gjitha detajet

Futboll

Sanchez-Inter presin faksin nga Mançesteri! Të gjitha detajet

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 18:38
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez është virtualisht një futbollist i Interit dhe pritet vetëm që të vijë "ok" ose faksi nga Mançesteri për të hedhur firmat mbi kontratë, duke qenë se agjenti i kilenit, Fernando Felicevich ka shkëmbyer dokumentet e para me drejtuesit e United.

"Pengesa" e fundit nuk lidhet me akordin mes Interit dhe futbollistit dhe Interit me Manchester United, por me "dëmshpërblimin" që "Djajtë" duhet t'i japin futbollistit. Praktikisht, janë disa miliona euro për t'u zgjidhur, sepse kontrata që Sanchez përfitonte ishte "monstruoze" në "Old Trafford".

Kështu, Interi ka vendosur që për rrogën e Sanchez të shtyhet deri në 4-4,5 mln euro por në rast arrihen objektivat, si kalimi i grupeve në Champions, fitimi i kampionatit apo Kupës së Italisë, atëherë rroga e Sanchez mund të preke deri në 7 mln euro.

Po pjesa tjetër? Sanchez ka vendosur që të ulë pretendimet e tij, kështu që në total janë për t'u paguar 12 mln euro. United ka siguruar se do të paguajë  pjesën e mbetur. Formula është huazim me të drejtë blerje, por që është "detyrim" i fshehur, duke qenë se rregullat e FFP të detyrojnë në këtë strategji për të mos e zyrtarizuar në bilancin aktual investimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...