Fernandinho: Nuk na motivon vetëm Guardiola

Futboll

Fernandinho: Nuk na motivon vetëm Guardiola

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:23
Fernandinho: Nuk na motivon vetëm Guardiola

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho, ka thënë se lojtarët e kanë gjetur motivimin për të fituar trofe.

City këtë sezon është duke u munduar ta fitojë Premier Ligën për herë të tretë radhazi dhe ta mbrojë FA Cup.

Braziliani ka thënë se bashkëlojtarët janë të gatshëm për të dëgjuar trajnerin, Pep Guardiola për të vazhduar fitimin e trofeve.

“Do të jetë e vështirë, por ne vazhdojmë të ecim përpara. Kur je në dhomën e zhveshjes, nuk na motivon vetëm Guardiola, mirëpo të gjithë motivojmë njëri-tjetrin. Ne nuk kemi vetëm një grup lojtarësh, por kemi një grup njerëzish dhe kjo bën diferencën. Të gjithë e kuptojmë në çdo trajnim dhe lojë të luajmë mirë futboll dhe të fitojmë ndeshjet në mënyrë që të fitojmë shumë trofe”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat