Silva kthehet në kampionatin ku shkëlqeu - Bota Sot
Silva kthehet në kampionatin ku shkëlqeu

Futboll

Silva kthehet në kampionatin ku shkëlqeu

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 00:17
Andre Silva

Andre Silva mund të rikthehet në Portugali.

Mediat në Portugali raportojnë se Sporting Lisbonë ka dalë si një destinacion i mundshëm i sulmuesit të Milanit, Andre Silva.

Reprezentuesi portugez nuk po arrin të tregojë më të mirën te Milan, kështu që klubi tani dëshiron ta shesë me çdo kusht.

Është klubi i Lisbonës, Sporting, që dëshiron Silvan, për të zëvendësuar Bas Dost, që po transferohet te Eintracht Frankfurt.

Silva sezonin e kaluar ka qenë i huazuar te Sevilla, por nuk bindi spanjollët për ta blerë kartonin e tij.

23 vjeçari edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Superligës së Portugalisë, duke veshur fanellën e Portos, nga ku në vitin 2017 u transferua te Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...