Ku do të jetë e ardhmja e Hysajt? - Bota Sot
Ku do të jetë e ardhmja e Hysajt?

Futboll

Ku do të jetë e ardhmja e Hysajt?

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:00
Ku do të jetë e ardhmja e Hysajt?

Emri i futbollistit Elseid Hysajt ka qenë shumë i përfolur në këtë afat kalimtar veror. Skuadra të njohura në Evropë kishin shfaqur interesim për mbrojtësin shkodran, por asgjë nuk ishte konkrete.  

E kur ka mbetur dhe pak ditë nga mbyllja e afatit kalimtar duket se e ardhmja e Hysajt do të jetë përsëri e lidhur me skuadrën e Napolit. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe agjenti i tij.

I ndodhur në Firence, ku u takua me drejtuesit e klubit vjollcë për të ardhmen e Biraghi, Mario Giuffredi u pyet nga “Sportitalia” edhe për klientin tjetër, Elseid Hysaj, që shihej përditë i larguar nga Napoli për dy muaj radhazi.

"Ai do të qëndrojë kaltër”, - tha agjenti, i cili hodhi poshtë të gjitha pistat e përfolura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...