Derbi i javës në Therandë - Bota Sot
Derbi i javës në Therandë

Futboll

Derbi i javës në Therandë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:42
Derbi i javës në Therandë

Sot në Therandë e Ferizaj zhvillohen dy ndeshjet e radhës të javës së dytë në elitën e futbollit tonë.

Kampioni aktual, Feronikeli, luan në udhëtim te Ballkani, në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante dhe e paparashikueshme.

Një tjetër takim që në horizont sheh tri rezultate luhet në Ferizaj, ku skuadra me të njëjtin emër është nikoqire e Gjilanit.

Djemtë e Bekim Isufit do të luftojnë për të dëshmuar se triumfi heroik ndaj Dritës javën e kaluar nuk ishte i rastësishëm, ndërsa Gentian Mezanit i duhet fitorja, në të kundërtën vazhdimi i kampionatit nuk do të ishte aspak i qetë për të.

E shtunë
17:00 Ballkani – Feronikeli
(Gjyqtarë: T. Maloku, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, A. Shala)

17:00 Ferizaj – Gjilani
(Gjyqtarë: V. Kastrati, A. Ejupi, S. Berisha, F. Tahiri)

E diel
17:00 Drita – Flamurtari
(Gjyqtarë: D. Caka, G. Mehmeti, B. Rama)

17:00 Vushtrria – Trepca ’89
(Gjyqtarë: K. Vula, G. Hyseni, E. Bicaj).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...