Dështon Manchester Utd

Futboll

Dështon Manchester Utd

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:56
Dështon Manchester Utd

Skuadra e Manchester Utd nuk e vazhdojë serinë e mirë të rezultateve në Premier League pas një fitoreje e një barazimi. Crystal Palace u tregua “macja e zezë” për Manchester Utd, duke fituar me rezultat 2:1.

“Djajtë e Kuq” zhgënjyen të pranishmit, për faktin se pritej se do të dilnin triumfues. Në minutën e 32-të, mbrojtja e Manchester Utd nuk ishte në nivelin e duhur dhe Jordan Ayew doli i vetmuar dhe pa problem shënon në këndin e djathtë të poshtëm, 0:1.

Në minutën e 69-të, rasti më i mirë për “Djajtë e Kuq”, kur McTominay u rrëzua dhe fitoi penallti. Megjithatë, Marcus Rashford ka qenë i pafat, pasi që gjuajtja e tij nga penalltia u ndal nga shtylla pingule dhe shkoi jashtë portës së Crystal Palaces.

Në minutën e 89-të, veprim shkollor i Manchester Utd dhe Daniel James brenda 16-shit, i cili nga rreth 13 metra me goditje të bukur shënon eurogol në këndin e epërm të majtë të Crystal Palaces, 1:1.

Barazimi nuk zgjati shumë dhe Patrick van Aanholt shënon për fitoren e Crystal Palaces në minutën e 90+3. Manchester Utd renditet i pesti me 4 pikë, kurse Crystal Palace në vend të 10-të me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat