Këta janë lojtarët që u shpallen më të mirët 

Futboll

Këta janë lojtarët që u shpallen më të mirët 

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 19:49
Messi, Ronaldo e Van Dijk

Në Monaco është hedhur shorti për fazën e grupeve të Champions League në futboll. Krahas hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2019-2020, u dorëzuan edhe disa çmime për paraqitjet e lojtarëve në edicionin e kaluar.

Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit në Evropë, shkoi për Virgil van Dijk. Holandezi, që u shpall gjithashtu edhe “Mbrojtësi i Vitit”, u nderua edhe me këtë vlerësim, si lojtari më i mirë gjatë sezonin të shkuar në Champions, për paraqitjet e tij mbresëlënëse me ekipin e Liverpoolit. Portieri më i mirë në sezonin e shkuar të Champions League u shpall ai i Liverpulit, Alison Becker. Braziliani, me pritjet e tij, ishte një shtyllë e rëndësishme për ekipin e Klopp, që në fund triumfoi në finalen e madhe ndaj Tottenhamit.

Më tej, çmimi për mbrojtësin më të mirë të vitit që lamë pas, shkoi për holandezin e Liverpoolit, Virgil Van Dajk. Mbrojtësi shtatlartë, me sigurinë e tij në repartin e mbrojtjes, ishte gjithashtu një element kyç në arritjen e triumfimit të të kuqve në ngritjen e trofeut. Çmimi për “Mesfushorin më të mirë të vitit” shkoi për talentin e Ajaxit, që tashmë është pjesë e Barcelonës, Frenk De Jong. Sulmuesi më i mirë i vitit u shpall Lionel Messi.

Argjentinasi u nderua për paraqitjet dhe golat e tij me Barcelonën në edicionin e shkuar, edhe pse në fund nuk arriti që të fitojë Championsin. Lojtarja më e mirë e vitit në Champions League, u shpall anglezja Lucy Bronze. Ajo u vlerësua për lojën e saj me ekipin e Lionit në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Erik Cantona është nderuar gjithashtu, me çmimin Presidencial nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat