Fati shkruan historinë, por Pique i prish festën Barcelonës

Futboll

Fati shkruan historinë, por Pique i prish festën Barcelonës

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 19:03
Pamje nga ndeshja

Starti i keq i Barcelonës në La Liga vazhdon. Katalanasit kanë barazuar 2-2 ndaj Osasunës në mungesën e Messit dhe Suarez.

Barça ka vetëm katër pikë nga tri ndeshjet e para pas një fitore, një barazimi dhe një humbjeje.

Osasuna ka befasuar të gjithë teksa kaloi e para në avantazh në minutën e 7’ të takimit. Barcelona zhvilloi një ndeshje të dobët dhe vetëm pas pushimit reagon.

Ishte Ansu Fati që ka barazuar rezultatin në minutën e 51’ të takimit me një goditje të bukur me kokë. 16-vjeçari është shënuesi më i ri i historisë së Barcelonës.

Braziliani Arthur ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 64’ dhe u duk sikur katalanasit do të dilnin me një fitore nga Estadio El Sadar.

Por një gabim i Pique i ka mundësuar vendasve të barazonin nga pika e bardhë e penalltisë me Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat