Lukaku kundërpërgjigjet: Ai paguhet për të thënë gjëra të tilla, por një gjë s'mund ta thotë

Futboll

Lukaku kundërpërgjigjet: Ai paguhet për të thënë gjëra të tilla, por një gjë s'mund ta thotë

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 00:21
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku ka vendosur t'i përgjigjet kritikave që Gary Neville, legjendë e Manchester United, i bëri para disa javëve.

I akuzuar se nuk ishte profesionist, belgu i Inter-it është kundërpërgjigjur në një intervistë të dhënë për BBC: "Mund të flas për gjithçka, edhe për formën time fizike, por nuk mund të thotë se nuk jam profesionist. Këtë jo", ka thënë Lukaku.

"Nuk mund të thotë se nuk kam punuar fort gjatë stërvitjeve. Të gjithë trajnerët që kam patur në karrierë kanë thënë gjithmonë se kam punuar shumë. Solskjaer, Mourinho, Roberto Martinez. Edhe Conte do ta thotë".

"Sezoni i kaluar ka qenë negativ. Gjëra që ndodhin në futboll. Duhet vetëm të vazhdosh përpara. E vetmja gjë që dua është të jap maksimumin për Inter-in".

"Neville paguhet që të thotë gjëra të caktuara. Njëkohësisht, unë paguhem për të luajtur. Përqendrohem vetëm te kjo. Ai bën punën e tij dhe unë bëj punën time. Tani jam i përqendruar vetëm tek Inter-i", ka përfunduar Lukaku.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat