Një mesazh ndaj serbëve...

Futboll

Një mesazh ndaj serbëve...

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 13:46
Një mesazh ndaj serbëve...

Derbi i kampionatit kroat ndërmjet Hajdukut dhe Dinamos përfundoi me fitoren minimale të ekipit nga Zagrebi dhe sikur humbja të mos mjaftonte, ekipi nga Spliti mund të dënohet për shkak të sjelljes së një tifozi të maskuar.  Kjo revoltë ka ardhur më shumë nga krimet që kanë bërë serbët në vitet e 80-ta. 

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin gati të mbushur dhe në atmosferë të zjarrtë, një tifoz i maskuar kishte veshur një fanellë me mesazhin “ubi srbina” (vrite serbin) dhe pikërisht ky veprim i këtij tifozi mund ti kushtojë Hajdukut me dënim financiar dhe me suspendim të stadiumit, gjegjësisht me zhvillim të ndeshjeve pa shikues.

Vendimi do të merret nga organet përkatëse të Federatës Kroate të Futbollit, por mediat kroate theksojnë faktin se Hajduku edhe më herët ka pasur probleme me dënime të ngjashme dhe me vonesa në shlyerje të tyre, kështu që kjo situatë, do ta komplikojë edhe më tej situatën në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat