Kemal Ademi çmend Zvicrën, shënon dy gola për ekipin e njohur 

Futboll

Kemal Ademi çmend Zvicrën, shënon dy gola për ekipin e njohur 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2019 Në ora: 18:11
Kemal Ademi çmend Zvicrën, shënon dy gola për ekipin e njohur 

Futbollisti shqiptar, Kemal Ademi, nuk ndalet duke shënuar në elitën e futbollit zviceran.

Ai është kreator i fitores së Baselit me rezultat 2:1 në duel Luganon, në kuadër të javës së 6-të.
Ademi vërtet po tregon klasin e tij, për 6 ndeshje ka realizuar pesë gola dhe është i dyti në listën e shënuesve, një me pak se Nsame i Young Boysit.

Në minutën e 27-të, një veprim i shpejt i Baselit dhe Ademi në pozitë ideale, me goditje të saktë shënon gol të bukur në këndin e majtë të epërm të portës rivale. Në minutën e 48-të, Ademi nga afërsia pa problem shënon për 2:0.

Mysafirët ngushtuan humbjen, me golin e Dalmontes në minutën e 87-të. Ademi dhe Taulant Xhaka u paraqitën titullarë, kurse Edon Zhegrova luajti nga minuta e 75-të për Baselin. Baseli është në krye me 15 pikë, kurse Young i dyti me 14 dhe Lugano në pozitën e nëntë me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat