Juventus firmos me talentin e Koresë së Veriut

Futboll

Juventus firmos me talentin e Koresë së Veriut

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:18
Han Kwang Song

Juventusi ka lajmëruar blerjen e talentit të Cagliari-t Han Kwang Song.

Djaloshi nga Koreja e Veriut, i cili ishte në radarët e Juves, Tottenham dhe Liverpool, ka firmosur zyrtarisht të hënën pasi ishte në Torino gjatë fundjavës.

Klubi bardhezi ka bërë të ditur se Han do t’i bashkohet fillimisht skuadrës së dytë për të kaluar disa muaj ambientimi me atmosferën e re.

21-vjeçari i lindur në Pyongyang luajti 12 ndeshje te Cagliari në Serie A që kur iu bashkua në janarin e vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat